​Lazio ‘bie’ në Torino

​Lazio ‘bie’ në Torino

Futbollistët e Torinos shënuan sot fitore para shikuesve të vet kundër Lazio me rezultat 3:1, në xhiron e 38, të fundit në Serie A.

Lazio me këtë humbje mbeti në vendin e tetë, por kjo nuk iu shkakton problem pasi plasmanin në Ligën Evropa e kanë siguruar pasi fituan Kupën e Italisë.

Golat për Torinon i shënuan Falque ’51, Lukiq ’53 dhe Silvestri ’80, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Immobilie në minutën 66 të takimit.

Sot luajnë edhe Sampdoria – Juventus, Inter – Empoli, SPAL – Milan, Fiorentina – Genoa, Roma – Parma, Atalanta – Sassuolo dhe Cagliari – Udineze.

Dje Bologna mposhti Napoli 3:2, ndërsa Frossinone dhe Chievo luajtën pa gola.

Tabela: