​Irani demanton se po negocion me SHBA

​Irani demanton se po negocion me SHBA

Ministria e Jashtme e Iranit ka hedhur poshtë pretendimet se Teherani ka nisur negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësi i kësaj ministrie Seed Abbas Musawi "kategorikisht kundërshton pretendimet e zyrtarëve të Kuvajtit se SHBA dhe Irani kanë filluar negociatat".

"Nuk ka bisedime të drejtpërdrejta apo të tërthorta midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit", tha Musawi.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Hamnei, tha në një takim me deputetë dhe zyrtarë të lartë qeveritarë më 14 maj se Teherani refuzon të vazhdojë dialogun me SHBA-në.

Presidenti i SHBA Donald Trump shkroi në Twitter, se ishte i bindur se Irani së shpejti do të dëshirojë  negociatat përsëri.