Greqi, sondazhet: Demokracia e Re prin para Siriza të kryeministrit Tsipras

Greqi, sondazhet: Demokracia e Re prin para Siriza të kryeministrit Tsipras

Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Greqi, sipas sondazheve dalëse, partia kryesore opozitare e qendrës së djathtë të Demokracisë së Re fitoi numrin më të madh të votave, ndërsa Siriza e kryeministrit Alexis Tsipras u rendit e dyta.

Sipas agjencisë së lajmeve greke ANA, Demokracia e Re pritet të fitojë midis 32 dhe 36 për qind të votave, ndërsa Siriza  midis 25 dhe 29 për qind.

Lëvizja Socialiste për Ndryshim ka fituar 7-9 për qind, ndërsa Agimi i Artë, parti ultra-djathtiste dhe Partia Komuniste do të marrin mes pesë dhe shtatë për qind të votave.

Agjencia e lajmeve AP shkruan se në Parlamentin Evropian mund të hyrje edhe përfaqësuesit e Lëvizjes evropiane të ish-ministrit grek të Financave Janis Varufakis, e cila pritet të marrë rreth tre për qind të votave.