Pritje madhështore, Meta viziton Tropojën

Pritje madhështore, Meta viziton Tropojën

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka marrë pjesë në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”.

Meta, gjatë vizitës në Tropojë, është takuar me autoritetet vendore dhe përfaqësues lokalë.

Ai ka bërë thirrje për domosdoshmërinë e ruajtjes së kësaj pasurie folklorike të Malësisë së Gjakovës dhe bërjen e saj pjesë të UNESCO, së bashku me pasuritë e tjera kulturore shqiptare.

“Në Tropojë e dashur dhe fisnike! I lumtur të marr pjesë sot në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”, kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të kombit tonë! Atmosferë e jashtëzakonshme festive!”, ka shkruar Meta në Facebook.

Ndërkaq, duhet kujtuar se Presidenti Meta prej kohësh është angazhuar qe “Kcimi i Tropojës”, një nga thesaret më të çmuara të trashëgimisë kulturore e artistike të kombit tonë, të promovohet edhe më tej, për t’u bërë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore./telegrafi/