VIDEO - Nikollë Shabani, bashkëatdhetari që u nderua nga shteti gjerman

VIDEO - Nikollë Shabani, bashkëatdhetari që u nderua nga shteti gjerman

Juristi Nikollë Shabani është dekoruar nga kryeministrja e landit të Rheinland Pfalz me mirënjohje të veçantë. Bashkë me 7 të tjerë, bashkatdhetari ynë është nderuar për angazhim të veçantë në administratën komunale.

Në një ceremoni shtetërore të organizuar në qytetin Meinz, me motivacion për angazhim të veçantë në administratë komunale, në sektorët social, shkencor ose ekonomik, në mesin e 7 personaliteteve te përzgjedhura, kryeministrja e landit Rheinland Pfalz, Malu Dreyer, ka dekoruar me mirënjohje të veçantë edhe bashkëkombasin tonë, juristin Nikollë Shabani, punëtor i qendrës korrektuese JVA në Frankental.

Nikolla falënderon të gjithë bashkëpunëtorët, që kanë kontribuuar që puna e tij e palodhshme të shpërblehet.

Duhet theksuar se bashkëkombasi ynë nga Ulqini është i pari nga te huajt në Gjermani që merr një mirënjohje të tillë.