​Zgjedhjet për PE, dalja më e madhe në dy dekadat e fundit

​Zgjedhjet për PE, dalja më e madhe në dy dekadat e fundit

Në territorin e 27 shteteve anëtare të BE-së, pa Britaninë e Madhe, rreth 51 për qind e qytetarëve votuan për zgjedhjet evropiane, duke sjellë pjesëmarrjen më të lartë të votuesve në zgjedhjet e PE në 20 vjetët e fundit, është bërë e ditur në Bruksel.

"Bëhet fjalë për rritjen e parë domethënëse të numrit të votuesve qysh nga zgjedhjet e para evropiane në vitin 1979," tha zëdhënësi i Parlamentit Evropian Zaume Duk.

Në varësi të daljes në Britani të Madhe, e cila do të bëhet e ditur rreth orës 23.00, vlerësohet se pjesëmarrja në 28 shtete anëtare do të jetë midis 49 dhe 52 për qind.