​‘Garantojmë stabilitet në vitet e ardhshme’

​‘Garantojmë stabilitet në vitet e ardhshme’

Kandidati për president të Komisionit Evropian Manfred Weber u zotua të sjellë stabilitet në BE në vitet e ardhshme.

Ai vlerësoi gjithashtu se forcat pro-evropiane do të udhëhiqen Parlamentin e ri Evropian.

Weber, një kandidat i Partisë Popullore Evropiane (PPE), tha se zgjedhjet për PE dobësuan qendrën politike, njofton AP.

"Më e domosdoshme për forcat që besojnë dhe dëshirojnë një të ardhme të mirë për këtë Evropë, që kanë ambicie për këtë Evropë, është të punojmë së bashku", tha Weber, duke shtuar se këto forca duhet të jenë të rrethuara qartë nga grupe të tjera politike që janë kundër Evropës "në të djathtë dhe në të majtë."

Sipas tij, EPP do të jetë grupi më i fortë në mbledhjen e re të PE.

"Ne premtojmë dhe garantojmë stabilitet në vitet e ardhshme," porositi Weber.