​Serbia arreston një zyrtar të Kosovës

​Serbia arreston një zyrtar të Kosovës

Autoritetet e Serbisë e kanë arrestuar Marjan Gjokajn, zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Sipas Pacollit, Gjokaj është arrestuar derisa po kthehej në Kosovë

Pacolli e ka dënuar këtë veprim të autoriteteve të Serbisë dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

“Frikësimi dhe provokimet ndaj zyrtarëve të Kosovës që udhëtojnë në Serbi nga aparati i sigurisë se Serbisë është një kujtim i mentalitetit të viteve ’90 në Beograd sot”, ka shkruar Pacolli.


MË SHUME NGA Aktuale