Telegrami ekskluziv (1928), kur presidenti amerikan uronte mbretin Zog

Telegrami ekskluziv (1928), kur presidenti amerikan uronte mbretin Zog

Një telegram nga President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Calvin Coolidge për mbretin Zog.

Aurenc Bebja

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 15 shtatorit 1928, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me telegramin e presidentit amerikan Calvin Coolidge dërguar mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një telegram nga Z. Coolidge për mbretin Zog

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Tiranë, 14 shtator. – Mbreti Zog sapo ka marrë shkresën e mëposhtme nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara :

“Unë jam i kënaqur t’i përcjellë Madhërisë Tuaj dhe popullit shqiptar urimet e mia me rastin e ngjitjes tuaj në fron. Populli amerikan bashkohet me mua në formimin e dëshirave më të sinqerta për shëndetin dhe lumturinë e Madhërisë Tuaj dhe për prosperitetin e Shqipërisë.”

(Nënshkruar): CALVIN COOLIDGE