Banane të skuqura me akullore

Banane të skuqura me akullore

Një ndër recetat më të preferuara të secilës familje.

Përbësit:  

3 banane

2 vezë

100 gr miell

100 gr kokos

50 gr çokollatë të shkrirë

2 lugë gjelle mjaltë

1 lugë sheqer pluhur

pak pluhur pjekurinash

vaj.
 

Vezët rrahini me tel kuzhine, shtojuni një lugë miell, pak pluhur pjekurinash dhe sheqerin pluhur. Rrahini mirë derisa të fitoni një brumë homogjen.

Bananet kalojini në miellin me vezë e më pas në kokos. Skuqini në vaj të nxehtë derisa të skuqen mirë.

Më pas lërini të pushojnë në letër kuzhine. Para servimit spërkatini me mjaltë dhe çokollatë të shkrirë.

Shërbejini me akullore.