Hithenik misri

Hithenik misri

Kjo është mënyra se si duhet gatuar pitja më e butë dhe më e shijshme me hithra.

Përbësit:

200 gr miell misri

4 vezë

250 gr gjethe hithrash

100 gr ajkë të thartë/shtalpë

200 ml jogurt

200 ml vaj

100 ml qumësht

1/2 pluhur pjekurinash

gjizë

kripë.

-Furrën ngroheni në 200 gradë.

Hithrat e reja lajini me ujë të nxehtë e më pas pritini imët.

Në një enë të thellë rrahini bashkë vezët, jogurtin, gjizën, vajin, kripën, hithrat, miellin e pluhurin për pjekurina.

Brumin e fituar zbrazeni në enën e lyer me yndyrë dhe piqeni në furrën e nxehtë derisa të skuqet mirë.

Gjatë kohës sa piqet pitja, bëni bashkë pak qumësht me shtalpë, shtoni pak kripë dhe një lugë gjelle vaj.

Piten e pjekur priteni në format e dëshiruara e më pas hidhjani sipër përizerjen e përgatitur.

Kthejeni në furrën e nxehtë edhe për pak minuta, derisa të piqet mirë.