“Pa një libër, fëmija është i vetëm”

“Pa një libër, fëmija është i vetëm”

Antonio La Cava e ka shndërruar furgonin me tri rrota në një bibliotekë lëvizëse. Ai dëshiron të sigurohet që krejt fëmijët duhet ta kenë nga një libër.

“Pa një libër, fëmija është i vetëm”, ​​thotë Antonio La Cava.

Duke vozitur në kodrat dhe malet e Bazilikatit në Itali, La Cava është në gjendje të arrijë edhe fshatrat më të largëta si San Paolo Albanese, në të cilin janë vetëm dy fëmijë në shkollë fillore.

“Isha jashtëzakonisht i shqetësuar që të plakesha në një vend që nuk lexon”.

Shpërndarësi i librave beson se është shumë me rëndësi që gëzimi i letërsisë të përhapet sa më shumë që të jetë e mund tek fëmijët: “kryerja e një veprimi të tillë ka vlerë jo vetëm sociale dhe kulturore, por ka edhe një kuptim të madh etik”.

La Cava shpreson se me makinën e tij trirrotëshe sjell mesazhin se kultura është bërë nga dhe për të gjithë, jo vetëm për disa të privilegjuar.