Vezë të mbushura me djathë dhe speca

Vezë të mbushura me djathë dhe speca

Përbërësit:

Përbërësit
6 vezë (Aiba)
100 gr djathë i bardhë
2 speca gogozhare (të pjekur në vaj)
majdanoz
kripë
piper i bardhë
vaj ulliri
Përgatitja
1
Në një tenxhere me ujë e kripë vendosni për të zierë vezët. Në përfundim i qëroni dhe ndani të verdhën veç, pa e dëmtuar pjesën e bardhë të vezës.
2
Me ndihmën e një piruni shtypni të imët të verdhat e vezëve, në një tas. I shtoni djathin, specat, majdanozin dhe kripën. I përzieni mirë.
3
Shtoni pak piper të bardhë dhe vaj ulliri. Mbushni të bardhat e vezëve me masën që sapo përgatitët.
4
I vendosni me kujdes në një pjatë dhe çfarë prisni? Është koha për t’i shijuar!