Fileto pule me limon

Fileto pule me limon

Përbërësit

2 vezë

4 lugë gjelle miell

1 lugë gjelle niseshte

1 gotë ujë

300 gr filetë pule

1 gotë verë e bardhë

lëkurë limoni

lëng limoni

1 lugë të vogël sheqer

kripë

Përgatitja

1

Si fillim lyeni me vezë e miell filetot e pulës dhe i skuqni.

2

Në një tas bashkoni niseshtenë, ujin dhe i shtoni në një tigan. Shtoni verën dhe sheqerin.

3

I trazoni mirë, shtoni lëngun dhe lëkurën e limonit. Në fund edhe pak kripë. Tani vendosni për të pjesën tjetër të skuqjes filetot e pulës. Në fund e shoqëroni me disa feta limoni.