Kadaif role me petë bakllavaje

Kadaif role me petë bakllavaje

Përbërësit:

250 gr kadaif

200 gr lajthi (ose arra të copëtuara)

200 gr gjalpë

12 petë të gatshme (bakllavaje)

Për shurupin:

2 gota sheqer

1 lugë çaji lëng limoni

3 gota ujë

1 lugë çaji kanellë (sipas dëshirës)

Përgatitja:

Copëtoni kadaifin dhe shtoni mbi të lajthitë e grira imët (ose arrat) dhe përziejini që të kombinohen.

Hapni dy petë bakllavaje dhe shtoni mbi sipërfaqen e tyre kadaifin. Mbështilleni në formë roleje dhe prejini në copa mesatare.

Ndiqni të njëjtën procedurë edhe me petët e tjera dhe më pas renditini në një enë për pjekje. Shkrini gjalpin dhe hidheni mbi to.

Vendosini në furrë të piqen në temperaturën 150 gradë Celcius, derisa të marrin një ngjyrë të artë në kafe.

Ndërkohë, shtoni në një tenxhere ujin, sheqerin, lëngun e limonit dhe kanellën për shije dhe aromë më të mirë.

Lëreni të ziejë për rreth 30 minuta dhe largojeni shurupin nga zjarri. Më pas, largojini nga furra dhe dhe hidhni mbi të shurupin e përgatitur.