Arifi realizon mbështetje për Këshillin Kombëtarë, pritet edhe hapja zyrës

Arifi realizon mbështetje për Këshillin Kombëtarë, pritet edhe hapja zyrës

Lajmit se Shqipëria ka vendosur ta financoj Këshillin Kombëtarë të Shqiptarëve të Luginës, i është përgjigjur Shqipërim Arifi që ka vendosur ti japë mbështetje konkrete me hapjen e Zyrës.

Vendimi për të financuar KNSH-në është për t'u përshëndetur si një hap konkret i kujdesit të Republikës së Shqipërisë për shqiptarët e Luginës së Preshevës gjë e cila u paralajmërua në takimin e para disa ditëve me delegacionin e Ministrit Cakaj.

Mbesim tani me shpresë se hapi tjetër është themelimi i Fondit Kombëtar për Luginë si dhe hapja e Zyrës Koordinuese të Luginës në Republikën e Shqipërisë.