VIDEO - BQK e kompanitë e sigurimeve merren vesh për polisat e INSIG-ut

VIDEO - BQK e kompanitë e sigurimeve merren vesh për polisat e INSIG-ut

Dy ditë pasi RTK transmetoi kronikën se asnjë kontratë e sigurimit të kompanisë INSIG, tashmë e falimentuar, nuk është valide pas 26 majit dhe se klientët janë pa sigurim, ndonëse kanë paguar për të, BQK dhe kompanitë e sigurimeve në takimin e djeshëm, janë marrë vesh që t`i mbulojnë të gjitha polisat e sigurimit të kompanisë INSIG.

Kompanitë e sigurimeve kanë marrë përsipër t'i mbulojnë të gjitha polisat e sigurimeve të kompanisë tashmë të falimentuar Insig, e që sipas BQK-së, janë mbi 20 mijë polisa. Këtë e konfirmuan zyrtarë të Bankës Qëndrore duke thënë se për këtë janë pajtuar me kompanitë e sigurimeve të enjten.

Sokol Havolli zëvendësguvernator i BQK-së tha se "nga sot mund ta konfirmoj se të gjithë këta klient të kompanisë INSIG, së cilës i është revoku licensa, vazhdojnë të jenë të mbrojtur me polisat e tyre sepse këtë mbrotje ua ka siguru industria e sigurimeve në bashkëpunim me bankës qëndore të RKS-së. Për aq sa i ka mbetur polisa aktive, do e ketë valide polisën e sigurimit në kompanitë tjea, pra do të jenë të mbuluar në rast dëmi nga kompanitë tjera", tha ai.

Havolli tha se grupi teknik është duke punuar për të sqaruar nëse duhet të ndërrohen ose jo polisat e sigurimit, apo të lihet mundësia që deri në kohën e skadimit të tyre, nëse duhet të paraqitet ndonjë dëm, klientët të drejtohen te një nga kompanitë e tjera të sigurimit.

Sipas tij, BQK do të dalë me sqarimet më së largu javën e ardhshme, edhe për sigurimin TPL PLUS " Aktualisht, grupi teknik është duke i shqyrtuar dy opsione për bartjen e polisave aktive në Industrinë e Sigurimeve, pra grupi teknik i cili përbëhet nga likudiatoti, një përfaqësues i BQK-së, dhe nga një përfaqësues i secilës kompani të sigurimti, me qëllim që të vie deri te një procedura sa më të thejshtë dhe sa më të lehtë për të gjithë klientët potencailsht, ekziston edhe mundësia që mos të ketë procedura fare", tha ai.

Pasi të definohet cështja e mënyrës së shpërndajres qoftë e polisave të sigurimit, qoftë të dëmeve nga këto polisa të sigurimti, do të rregullohet edhe me vendimet respektive, të BQK-së, dhe të akterëve tjerë që janë të përfshirë në këtë proces. Në rast se nuk do të arrihej një marrëveshje e tillë, mbi 20 mijë polisa të sigurimeve nuk do të kishin më vlerë, dhe mbi 20 mijë klient do të dëmtoheshin pasi do të ishin pa sigurim, ndonëse kanë paguar për të.

Faton Salihu, RTK


MË SHUME NGA Ekonomi