Audi e-tron vazhdon të testohet, me shumë pak shtresa kamuflazhi

Audi e-tron vazhdon të testohet, me shumë pak shtresa kamuflazhi

Mund t’i ketë tre motorë, që ofrojnë deri në 600 kuaj fuqi.

Derisa Audi e-tron është duke u shitur mirë në treg, po vazhdon të testohet version i ri i makinas SUV tërësisht elektrike.

Këtë EV, për hetë të parë e kemi parë duke u testuar në rrugë me borë, derisa më vonë duke shpejtua nëpër pistën e Nurburgrinut të Gjermanisë.

Makina e fokusuar në performancë, që sipas të gjitha gjasave do të emërohet Audi e-tron S, që të përshtatet me qëllimin, është parë sërish duke u testuar.

Vetëm se kësaj rradhe, me shumë pak shtresa kamuflazhi dhe eksterieri i shihet shumë më mirë. Në përgjithësësi, është shumë më agresiv me grill të zgjeruar dhe rrota më të mëdha.

Me motorin prej 94kWh, që prodhon deri në 402 kuaj fuqi, Audi e-tron që është tani në treg, prej zero deri në 100 kilometra në orë, arrin për 5.5 sekonda.

Ndryshimet që janë bërë në e-tron të ri, ka mundësi të të ketë 550 deri në 600 kuaj fuqi, ndërsa të arrijë autonomi deri në 321 kilometra.

Ende nuk janë bër të ditura detajet për Audi e-tron të ri, që besohet se do jetë një model i vitit 2020.