BMW M850i, një bishë që prek kufijtë e makinave sportive

BMW M850i, një bishë që prek kufijtë e makinave sportive

Diçka e çuditshme vërehet tek BMW M850i e re, shkruan Forbes. Nuk duhet të jetë kaq e mirë. Ndoshta nuk duhet të ketë aedhe kaq shumë fuqi, 523 kuajfuqi nga motori V8 turbo 4.4 litërsh, versioni full M nuk ka dalur ende, dhe aty pritet që të jetë një kalibër i ri për motorët e serisë M.

Është e emëruar si një sport kupe, por kjo asesi nuk e bën që të mos quhet supermakinë pasi që asgjë nuk e ndan nga supermakinat tjera.

M850i krahasohet me Porsche 911 në çdo aspekt, përfshirë çmimin fillestar prej 111.900 dollarë. Por ndihet si një supermakinë e ulët dhe e gjerë dhe Porsche nuk e ka këtë ndjesi, edhe pse 911’ta është një veturë sportive e pastër.

Gjithashtu mund të krahasohet me Mercedesin lehtëshit. Ngasja e M850i është e precize dhe e mprehtë dhe është e gatshme për gjithçka brenda një milisekonde. Por në fund ajo përngjan me Aston Martin Vantage për arsye të qëndrimit agresiv, por që kushton 30 mijë dollarë më shumë.

M850i ka numra mahnitës. Ajo arrinë 100km/h në 3.6 sekonda, e njejtë me Aston Martin Vantage, por ajo elektronisht arrin vetëm 250km/h ndërsa Vantage ka kulmin në 300km/h. Por gjithsesi mendohet që kjo të përmirësohet, pasi që BMW’ja e re ka frena masivë, një vozitje të përparme të bazuar në timon, dhe të gjitha ndihmat elektronike që e ndihmojnë të ecë drejtë dhe ngushtë edhe në rrugët më të vështira.

BMW dëshiron të dërgojë një mesazh me këtë makinë. Verzioni i ardhshëm i kësaj makine pritet të jetë edhe më mahnitës. Për nga performanca pritet të udhëheq të gjitha prodhimet e kompanisë.

Ngasja me këtë makinë të jep ndjesinë se je duke bërë gara sportive por në të njejtën kohë të jep edhe një komoditet të paparë.