Mënyra perfekte e përgatitjes së petullave të fryra

Mënyra perfekte e përgatitjes së petullave të fryra

Padyshim që do t’i shijoni pamasë sapo t’i përgatisni.

Të buta nga brenda, pakëz krokante nga jashtë e të fryra bubulake, receta e këtyre petullave do shndërrohet patjetër në të preferuarën.

Mund t’i shoqëroni me çfarë të doni dhe ato shijojnë në mënyrë të mrekullueshme.

Kjo është një recetë e thjeshtë, nuk kërkon mundim por mënyra e përgatitjes bën që petullat të dalin fantastike dhe shija e tyre e përsosur.

Më poshtë, ju sjellim udhëzimet se si të përgatisni lehtë dhe shpejt petulla të fryra.

Petulla të Fryra

400 gr miell

300 ml ujë

20 gr maja të thatë

2 kokrra vezë

Një lugë uthull molle

Kripë

Përgatitja

Si fillim, ju udhëzojmë që në një tas të vogël të tretni majanë me pak ujë të vakët.

Në një tas të madh shtoni miellin, hapni një gropëz në mes, shtoni aty vezët e rrahura, kripën, shtoni uthullën e mollës.

Punoni brumin duke shtuar ngadalë ujin derisa i gjithë mielli të krijohet në formën e një brumi pak më të trashë se ai i krepave.

Uthulla e mollës do ndihmojë që petullat të mos thithin shumë vaj.

Lëreni brumit të pushojë përreth 30 minuta, më pas ngrohni tiganin me vaj dhe sapo vaji të jetë gati nisni të skuqni petullat në madhësinë që preferoni./AgroWeb.org