“Tomatina”, një çmenduri në salcë kolumbiane

“Tomatina”, një çmenduri në salcë kolumbiane

Qytetin kolumbian i Sutamarchan u ngjyros me të kuqe të dielën kur turistë e vendas qëlluan njëri tjetrin më domate si pjesë e traditës vjetore të njohur si ‘Tomatina’. Një sasi e madhe domatesh u vu në dispozicion të pjesëmarrësve në aktivitetin e zhvilluar në një fushë dhe bluzat e bardha u kthyen shpejt në të kuqe.

”Është spektakolare. Ne vijmë këtu për të shijuar këtë gjë. Gjithçka mund të ndodhë”, thotë Helmer, një nga turistët e shumtë që vijnë enkas.

Po më pëlqen shumë. “Të gjithë po zënë miq të rinj duke hedhur domate”, shton japonezi Ryuya.