Brabus ua ngriti fuqinë dy Mercedes-AMG SUV në nivelin e super-veturave

Brabus ua ngriti fuqinë dy Mercedes-AMG SUV në nivelin e super-veturave

Të dy edicionet e limituara, ofrohen në vetëm dhjetë njësi.

Gjatë javës së kaluar, Brabus e transformoi një Mercedes-AMG G63 S, në një bishë me 800 kuaj fuqi.

Kompania gjermane, tani ka marrë vëmendjen me punimet që bëri në dy Mercedes-AMG G63 SUV, në edicionet e limituara të quajtura Brabus Black Ops Ops 800 dhe Brabus Shadow 800.

Makinat të cilave fuqia iu është ngritur në nivelin e super-veturave, ofrohen në vetëm dhjetë njësi, si pjesë e edicioneve të limituara. Në të dy makinat, janë vënë motorë me 4.0 litra V8 që prodhojnë nga 800 kuaj fuqi.

Ky modifikim ka bërë që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ta arrijnë për 4.1 sekonda, derisa shpejtësinë maksimale e kanë të limituar elektronikisht në 240 kilometra në orë. Për t’i dalluar nga modelet tjera, janë bërë ndryshime të lehta në dukje, përfshirë rrotat 23 inç.

Black Ops 800 është prezantuar me ngjyrë tërësisht të zezë, të cilën e ka edhe enterieri, ku shumica e pjesëve është e mbuluar me lëkurë. Në anën tjetër, Brabus Shadoë 800 që ka ngjyrë grit ë errët, pritet të prezantohet gjatë një aktiviteti së shpejti.