Kina gjobit Fordin me 23 milionë euro

Kina gjobit Fordin me 23 milionë euro

Autoriteti Kinez i Rregullimit të Tregut njoftoi se prodhuesi kinez i markës Ford është gjobitur 23,6 milionë dollarë për shkeljen e ligjeve antimonopol.

Gjoba iu vendos kompanisë “Changan Ford”, një kompani e përbashkët amerikano-kineze me seli në Chongqing.

Ford është kompania më e fundit viktimë e luftës tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, ku të dyja palët godasin kompanitë e mëdha në një përpjekje për të arritur supremacinë.

Më parë, shteti kinez kishte nisur një hetim ndaj shërbimit postar amerikan FedEx për devijim të pakove të Huaweit.