Harrojini kafshët e vërteta, vjen cirku me hologramë

Harrojini kafshët e vërteta, vjen cirku me hologramë

Një grup gjerman cirku është bërë i pari në botë që përdor hologramë në vend të kafshëve të vërteta.

Cirku Roncalli uli përdorimin e kafshëve në vitet ’90 dhe tani duket se i ka eliminuar krejtësisht kafshët nga skena.

Në performancën e tyre të fundit ata përdorën një elefant me hologram.

Kjo gjë është vlerësuar shumë nga shoqatat që mbrojnë të drejtat e kafshëve, por edhe nga publiku.

Në shumë vende perëndimore nuk po lejohet më që të detyrohen kafshët të performojnë nëpër skena cirku.