Ja si të përgatisni kube grize me dredhëza

Ja si të përgatisni kube grize me dredhëza

Përbërësit:

Për petën:
3 vezë
2 filxhana miell
3 lugë gjelle grizë/ermik/semolina
1 sheqer vanilje
1 filxhan sheqer
1 pluhur pjekurinash
100 ml jogurt
100 ml ajkë të thartë/shtalpë
100 ml vaj
250 gr dredhëza
Kremi me grizë:
500 ml qumësht
100 gr sheqer
12 lugë gjelle grizë/ermik/semolina
250 gr gjalpë
Kremi me dredhëza:
500 gr dredhëza
200 ml lëng dredhëze
2 qeska puding dredhëze
5 lugë gjelle sheqer
Për dekorimin:
200 ml pana ëmbëlsirash
100 gr dredhëza

Udhëzimet

1 Vezët rrahini bashkë me sheqerin derisa të shkumojnë.

2 Gradualisht shtoni sheqer vaniljen, vajin, shtalpën, jogurtin, pluhurin për pjekurina, grizën dhe miellin.

3 Miksojini mirë të gjitha dhe këtë masë zbrazeni ne tepsinë adekuate, të lyer mirë me yndyrë.

4 Sipër petës hidhni dredhëzat e plota dhe tepsinë vendoseni në furrën e parangrohur në 200 gradë derisa të piqet.

5 Pas pjekjes, petën ftoheni.

6 Në një tenxhere të thellë bashkoni qumështin, sheqerin dhe sheqer vaniljen. Lërini të marrin valë e kur të ndodh kjo shtoni grizën dhe trazojeni me tel kuzhine vazhdimisht derisa të trashet.

7 Largojeni nga zjarri e lëreni të ftohet.

8 Grizën e ftohur bashkojeni me gjalpën e rrahur paraprakisht. Dredhëzat shtypini mirë e bashkoni me sheqerin.

9 Pak lëng dredhëzash ndajeni anash e me këtë trazojeni pluhurin e pudingut e përziejeni mirë.

10 Pjesën e mbetur të lëngut hidhjani dredhëzave të shtyprura dhe vendosini të ziejnë. Kur të jetë shkrirë sheqeri, shtoni edhe pudingun e trazuar me lëng dredhëze dhe ziejini bashkë derisa të fitoni një krem të trashë.

11 Pastaj largojeni nga zjarri e lëreni të ftohet.

12 Në fund, sipër petës së pjekur vendoseni kremin me grizë e sipër tij atë me dredhëza. Dekorojeni me pananë e rrahur dhe me copa dredhëzash.