Në Kosovë kërkohet mbështetje institucionale për të prekurit nga Skleroza

Në Kosovë kërkohet mbështetje institucionale për të prekurit nga Skleroza

Në Kosovë shënohen rreth 1 mijë raste  të prekur nga Skleroza Multiple, ndërsa  mungesa e terapisë është shqetësuese për pacient. Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili premton që  përmes hartimit të koncept-dokumentit për sëmundjet e rralla, do të përfshihet edhe një numër I madh i produkteve me këtë sëmundje.

Në Kosovë kërkohet mbështetje institucionale për të prekurit nga Skleroza Multiple. Deri me tani janë shënuar rreth 1mijë raste të tilla, ndërsa terapi për trajtim marrin vetëm për 100 pacient. Një paciente shpjegon simptomave dhe vështirësive që po përballet në mungesë të terapisë.

"Fillimisht ka fillua këmba e djathtë dhe dora e pas dy vite ka fillua edhe  e majta. Po, terapi ska pasur, jo… Tani po pres, pa terapi jam, dmth terapinë time adekuate nuk e kam. Ndodhë që komplet muajin nuk mund ti siguroj ato barna që mi rekomandon mjeku", tha ajo.

Kryetari i Shoqatës së Neurologëve të Kosovës, Dr. Afrim Blyta, shpjegon për rendësin e marrjes së terapisë adekuate për këta pacient.

" Nënkupton mundësin që pacientët që janë më këtë smundje ta kenë një jetë të gjatë, frytdhënëse dhe me mirëqenie të plotë duke ju shmangur me të keqes, e ajo është invaliditeti I parakohshëm", tha ai.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, theksoi se do të bëjnë gjithçka për të siguruar buxhet, me të cilin do të mbulohej kostoja e trajtimit të kësaj sëmundje.

"Jam optimist se shumë shpejt do ta nënshkruajmë listën esenciale dhe do të luftoj që buxheti për ju dhe disa sëmundje tjerra të rralla ta keni një buxhet shtesë nga Republika e Kosovës dhe në këtë mënyrë ta mbulojmë këtë barrë të madhe financiare", tha ai.

Simptomat e zakonshme të kësaj sëmundjeje janë: çrregullimi i shikimit, dhembja dhe mpirja e gjymtyrëve, vështirësitë në koordinim, dobësimi i muskujve, lodhja, çrregullimi i disponimit si dhe disa probleme të tjera.

Autor: Vaide Morina , Radio Kosova