`Libri i luftës` promovohet edhe në Gjermani 

`Libri i luftës` promovohet edhe në Gjermani 

Promovohet “LIBRI I LUFTËS”, i autorit, gazetarit dhe publicistit të njohur shqiptar Nuhi Bytyçi.

“Libri i luftës” është libri për thyerjen e censurës në TV e Prishtinës, libri për të vërtetën për Kosovën gjatë viteve nëntëdhjeta, i luftës për mposhtjen e frikës dhe dinamizimin e lëvizjes për liri, është  libri i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i luftës për të drejta të plota kombëtare në Kosovën lindore, në Maqedoninë veriore, në Mal të Zi, libri i luftës dhe kontributit të jashtëzakonshëm të diasporës shqiptare në të gjitha proceset nëpër të cilat kaloi populli shqiptar.
Në këtë eveniment janë ftuar të marrin pjesë personalitete të jetës kulturore, arsimore, biznesore mbarë shqiptare dhe gjermane. Pjesëmarrësit e promovimit do të kenë rastin që të zhvillojnë bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me autorin e librit, NuhiBytyçin lidhur me përmbajtjen e “LIBRIT TË LUFTËS”, ngjarjet që bënë historinë më të re kombëtare.

Promovimi mbahet të dielën, më 9 qershor nga ora 14:30 – 17:00 në qendër të Düsseldorfit, në Lokacionet e Klubit të Biznesit – WirtschaftsclubDüsseldorf, Blumenstrasse 14, 4012 Düsseldorf.

Edhe në Sundern të Gjermanisë promovohet “LIBRI I LUFTËS”, i autorit, gazetarit e publicistit të njohur shqiptar, NuhiBytyçi

“Libri i luftës” është libri për thyerjen e censurës në TV e Prishtinës, libri për të vërtetën për Kosovën gjatë viteve nëntëdhjeta, i luftës për mposhtjen e frikës dhe dinamizimin e lëvizjes për liri, është libri i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i luftës për të drejta të plota kombëtare në Kosovën lindore, në Maqedoninë veriore, në Mal të Zi, libri i luftës dhe kontributit të jashtëzakonshëm të diasporës shqiptare në të gjitha proceset nëpër të cilat kaloi populli shqiptar.

Në këtë eveniment bashkatdhetarët do të kenë rastin që të zhvillojnë bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me autorin e librit, NuhiBytyçin lidhur me përmbajtjen e LIBRIT TË LUFTËS, për ngjarjet që bënë historinë më të re kombëtare.

Promovimi mbahet të shtunën, më 8 qershor nga ora 18:00 në ambientet e Klubit të shqiptarëve “2 korriku”,  Rathausplatz 1, 59846 Sundern.