SHBA, numri i të sëmurëve nga fruthi shkon në mbi 1.000

SHBA, numri i të sëmurëve nga fruthi shkon në mbi 1.000

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) numri i të sëmurëve nga fruthi ka shkuar në mbi 1.000.

Kjo është shifër më e lartë se në vitin 1994, gjegjësisht para 25 vitesh, kur gjatë tërë vitit janë regjistruar 963 raste, që atëherë ka qenë një shifër rekord.

Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC) njoftoi se në 26 rajone, përfshirë edhe New Yorkun, numri i të sëmurëve ka shkuar në mbi 1.000 persona.

Fruthi u eliminua zyrtarisht në SHBA në vitin 2000, por Qendra për kontroll dhe parandalimin e sëmundjeve paralajmëroi se SHBA-të do të humbnin statusin e vendit ku fruthi u eliminua nëse epidemia vazhdon në verë dhe në vjeshtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Fruthi mund të parandalohet ndërsa mënyra për dhënien fund të përhapjes së tij është të sigurohet vaksinimi i të gjithë fëmijëve dhe të rriturve që mund të vaksinohen", tha më parë drejtori i CDC-së, Robert Redfield.