Mbi 1000 prindër refuzojnë vaksinat në Maqedoninë e Veriut

Mbi 1000 prindër refuzojnë vaksinat në Maqedoninë e Veriut

Rreth 1100 prindër janë deklaruar se nuk pranojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër fruthit.

Rreth 600 prej tyre janë në territorin e kryeqytetit, ndërkaq pas Shkupit, Kumanova dhe Strumica kryesojnë për nga numri më i lartë i prindërve të cilët kanë nënshkruar deklaratë se nuk pranojnë t’i vaksinojnë fëmijët.

Këta prindër do të thirren nga ana e Inspektoratit Sanitar Shëndetësor për të paguar gjobë prej rreth 500 eurosh. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, atëherë do të pasojë padi kundërvajtëse.