Fiat Chrysler tërheq ofertën për bashkim me Renault

Fiat Chrysler tërheq ofertën për bashkim me Renault

Kompania Fiat Chrysler njoftoi sot se ka tërhequr ofertën e saj për t`u bashkuar me Renault-in francez.

Deri në tërheqjen e Fiat Chrysler erdhi pas njoftimit të Renault se menaxhimi i kompanisë shtyu votën e bashkimit me kërkesë të qeverisë franceze.

Nëse do të bëhej bashkimi, kompania e re do të ishte prodhuesi i tretë më i madh në botë, me vlerë rreth 40 miliardë dollarë.

Përpara kësaj do të ishte vetëm Volkswagen dhe Toyota.