U ble për 6 dollarë por guri i shahut vlen miliona dollarë

U ble për 6 dollarë por guri i shahut vlen miliona dollarë

Kur një tregtar antikësh në Skoci bleu një gur shahu të fildishtë për 6 dollarë në vitin 1964, me shumë mundësi nuk e dinte se kishte marrë një prej gurëve të shahut më të famshëm në botë.

I ruajtur në një sirtar për 55 vjet, i quajtur Lewis Warder, mund të ketë një vlerë deri në 1.3 milionë dollarë në ankand.

Vlerësimi u bë pasi familja e pronarit të ndjerë e çoi gurin e shahut në shtëpinë e ankandit Sotheby në Londër.

Leëis Chessmen u gjet në Isle of Lewis në Skoci në vitin 1831, por rrethanat e gjetjes mbeten mister. Në gurët e shahut mungonin pesë prej tyre, një kalë dhe katër “torra”, transmeton oranews. 

Teoria kryesore në lidhje me origjinën e tyre është se gurët janë gdhendur në mes të shekujve 12-të dhe 13-të në Trondheim, Norvegji. 

Nga 93 pjesët e zbuluara në 1831, 82 janë në Muzeun Britanik në Londër ndërsa 11 janë në koleksionin e Muzeut Kombëtar të Skocisë në Edinburg.