23 milionë persona në vit sëmurën nga ushqimi jo i sigurt

23 milionë persona në vit sëmurën nga ushqimi jo i sigurt

Nesër shënohet Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit.

Dhe për këtë ditë, disa informacione janë të rëndësishme për qytetarët, për shkak se nga ushqimi jo i sigurtë janë sëmurë miliona njerëz në vit, e mijëra kanë vdekur.

Çdo minutë sëmuren 44 persona, sot në botë sëmuren 23 milion persona në vit nga ushqimi jo i sigurtë dhe 4700 persona në vit vdesin nga ushqimi jo i sigurtë!


Këto të dhëna të OBSh janë vetëm maja e ajsbergut! Të dhënat e sakta nuk dihen!

“Kujdes gjatë gatimit, Ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!MOS HANI USHQIM KUDO!
PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETÊN E QYTETARËVE!”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Ushqimit.