Promovohet libri ‘Dëshmitar në kohë historike’ i Rexhep Qosjes

Promovohet libri ‘Dëshmitar në kohë historike’ i Rexhep Qosjes

Është promovuar libri më i ri “Dëshmitar në kohë historike” i akademik Rexhep Qosjes.

Ky libër u cilësua si një dëshmi e historisë dhe si një dëshmi e pashlyeshme jo vetëm e Kosovës, por dhe e Shqipërisë.

Autori i librit, akademik Rexhep Qosja u shpreh se ditarët e tij janë shenjë falënderimi për gjithë qytetarët.

“Kur them shenjë falënderimi për juve, them atij që unë i takoj dhe ju bashkëarisht për popullin tonë “, tha ai.

 Profesori, Paskal Milo duke përmendur botimin e këtij libri shprehu fjalë të mëdha për autorin e tij, akademik Rexhep Qosjes duke konsideruar se kapacitetet e tilla si Qosja nuk i lindin kombit shqiptar shpesh.

 “Libri sikurse u tha këtu është një dëshmi e historisë, dëshmi e pashlyeshme jo vetëm e Kosovës, por dhe e Shqipërisë. Për marrëdhëniet ndërshqiptare. Mbi të gjitha ky vëllim është një dëshmi e mendjekthjelltësisë. Është një dëshmi se kapacitetet e tilla nuk i lindin kombit shpesh herë. Shqiptarët duhet të kenë nder që janë bashkëkombës të Rexhep Qosjes”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi u shpreh se gjitha vëllimet e këtij libri dëshmojnë kapacitetin intelektual të Qoses.

 “Ditari i Rexhep Qosjes fokusohet tek ngjarjet e kohës që kanë qenë, Ushtria Çlirimtare , NATO, partitë politike, mungesa e konsensusit shqiptar dhe shumë brenga të tjera. Për autorin këto shfaqen si preokupim i Kosovës”, theksoi Matoshi.

Profesori tjetër, Agim Vinca tha se ditarët e Rexhep Qosjes janë vepra të mëdha si nga përmbajtja ashtu dhe nga kohëzgjatja.

 Epitete intelektuale për autorin, Rexhep Qosjen pati dhe themeluesi i shtëpisë botuese Toena, Fatmir Toqi.E,.Zeqiri