Studimi kanadez zbulon grimca shqetësuese të plastikës tek njerëzit

Studimi kanadez zbulon grimca shqetësuese të plastikës tek njerëzit

Ushqimi prodhon ndërmjet 39 mijë deri në 52 mijë mikroplastikë për çdo vit në secilin individ. Ata që pinë shumë ujë në shishe shtojnë 90 mijë grimca të tjera.

Sipas një studimi kanadez, amerikanët e veriut konsumojnë mijëra grimca miniskule të plastikës për çdo vit.

Efekti në shëndetin e njeriut kryesisht vihet në dyshim, por dihet se disa plastike si bisfenoli A (BPA) i zbuluar në disa shishe uji, ndikojnë negativisht në gjëndrat e sekretimit të hormoneve. Hulumtimi tregon se BPA po ashtu mund të kryejë toksina të tjera.

Përderisa nuk dëshiron të përhap panik, autori kryesor i studimit, Kieran Cox, një biolog në Universitetin Victoria në provincën kanadaze Kolombia Britanike, tha se aq shumë plastikë në trupin e njeriut nuk është shenjë e mirë.

“Ne jemi duke u ballafaquar me qindra mijëra grimca për çdo vit. Kjo nuk është dozë e vogël”, tha ai.

Përderisa hulumtime të shumta janë kryer për sasinë e plastikës në oqean, tokë dhe ajër, ky hulumtim është nga të parët që shqyrton sasinë e plastikës tek njerëzit.

Studimi zbuloi grimca plastike që hynë tek një individ përmes ushqimit, pijeve dhe ajrit.

“Nëse u tregoni njerëzve më shumë fakte rreth mikroplastikës në oqean, ata nuk do të duken të shqetësuar nga ajo. Por, nëse ju u tregoni atyre se ka një pjesë të vogël të plastikës në ushqimin e tyre, ata me të vërtetë do të jenë të lidhur me të”, tha Cox.

Ushqimi prodhon ndërmjet 39 mijë deri në 52 mijë mikroplastikë për çdo vit në secilin individ. Ata që pinë shumë ujë në shishe shtojnë 90 mijë grimca të tjera, ndërsa frymëmarrja përmes ajrit rreth nesh sjellë deri në 69 mijë grimca më shumë.

Hulumtimi u botua në ACS Publications, një organizatë jofitimprurëse që përmban studime të ndryshme kërkimore për kiminë dhe shkencat e lidhura me të.


MË SHUME NGA Kuriozitete