Ëmbëlsirë me qershi

Ëmbëlsirë me qershi

Nëse jeni adhurues i ëmbëlsirave me fruta, u sigurojmë që kjo do të jetë një ëmbëlsirë e shpeshtë në tavolinën tuaj. E shpejtë, e lehtë.

Përëbësit:  

1 kavanozqershi të konservuara

200 gr miell

1 pluhur pjekurinash

70 gr sheqer

200 gr gjalpë

1 vezë

100 gr miell 

60 gr sheqer

1 lugë e mesmekanellë

70 gr tërshërë

100 gr gjalpë.

- Së pari hedhim qershitë e konzervuara në një sitë, që të kullohen. Lëngun e ruajmë për puding.

Në një enë tjetër hedhim 200 gr miell, 1 lugë të mesme pluhur pjekurinash, 70 gr sheqer, 200 gr gjalpë, 1 vezë. Të gjitha i rrahim mirë me mikser. Më pas brumin e ngjeshim mirë më dorë derisa të krijojmë një kulac, të cilin e shtrijmë mirë në tepsi të lyer me pak gjalpë.

Tepsinë e fusim në frigorifer.

Ndërkohë lëngun e qershive e përziejmë me një puding vanilje dhe një lugë sheqer dhe e lëjmë të ziej derisa të trashet, duke e përzier vazhdimisht. Pastaj e largojmë nga zjarri dhe ia shtojmë qershitë e kulluara.

Tepsinë e nxjerrim nga frigoriferi dhe ia hedhim pudingun me qershi sipër.

Për pjesën e tretë duhen:

100 gr miell
60 gr sheqer
1 lugë e mesme kanellë
70 gr tërshërë
100 gr gjalpë

Të gjitha i përziejmë mirë me dorë derisa të bëhen kokërrza dhe ia hedhim sipër ëmbëlsirës së përgatitur.

Piqet për gjysmë ore në 180 gradë.