Obiliqi dhe GIZ vazhdojnë projektin për ngritjen e cilësisë në arsim

Obiliqi dhe GIZ vazhdojnë projektin për ngritjen e cilësisë në arsim

Kryetari i Komunës Xhafer Gashi, priti sot në takim përfaqësuesit e GIZ-it gjerman, Denis Simon ku u njoftua se Komuna e Obiliqit është duke e vazhduar implementimin e gjithpërfshirjes në arsim dhe rritjen e cilësisë në projektin e ekselencës në bashkëpunim me GIZ-in gjerman.

Përfaqësuesi i GIZ-it Denis Simon, e njoftoi kryetarin se Komuna e Obiliqit është përzgjedh në mesin e katër komunave më të suksesshme nga 14 Komuna që aplikuan për këtë projekt dhe njëherit falënderoi Kryetarin për bashkëpunimin e ofruar.

Gashi, ofroi mbështetje për këtë projekt dhe në të njëjtën kohë falënderoi GIZ-in gjerman për vazhdimin e bashkëpunimit me komunën Obiliqit.


MË SHUME NGA Nacionale