Kalaja e Gjirokastrës, gati për pritjen e turistëve

Kalaja e Gjirokastrës, gati për pritjen e turistëve

Rritja e numrit të vizitorëve të huaj në Shqipëri ka rritur ndjeshëm interesin edhe ndaj trashëgimisë kulturore të vendit.

Ndaj dhe punimet për mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës po kryhen kudo në vendin tonë, me qëllim mirëpritjen e turistëve në një mjedis të pastër.

Punonjësit e mirëmbajtjes në Gjirokastër kanë nisur punën për kujdesin dhe pastrimin e monumenteve të kulturës për sezonin e ri turistik.

Gjatë ditës së sotme ata po pastrojnë mjediset e brendshme të kalasë, që në këtë sezon të ri do të mirëpresë vizitorë vendas e turistë të huaj.

Falë vlerave historike dhe arkitektonike që mbart kalaja e gurtë e Gjirokastrës, ajo vazhdon të ngelet monumenti më i preferuar për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës./atsh