Seanca të disa komisioneve kuvendare në Maqedoninë e Veriut

Seanca të disa komisioneve kuvendare në Maqedoninë e Veriut

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji, Komisioni për mbikëqyrje ndaj zbatimit të komunikimeve dhe Komisioni ligjvënës juridik.

Në rend dite të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji janë raportet vjetore për punën e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale për vitin 2018, Propozim-programi kombëtar për infrastrukturë hekurudhore nga viti 2019-2021, Vendimi statutor për ndryshim të Statutit të Agjencisë për posta (Faza I) dhe Vendimi statutor për ndryshim dhe plotësim të – Statutit të Komisionit rregullator për banim (Faza I).

Deputetët nga ky komision do ta shqyrtojnë edhe pikën e mbetur nga seanca e fundit të Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për formimin e Ndërmarrjes publike Radiodifuzioni i Maqedonisë – në lexim të dytë.

Komisioni për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve në seancë do ta shqyrtojë Raportin nga vizita e punës të Sektor-Shërbimit për siguri ushtarake dhe zbulim.