“Panairi Vetëpunësohu”, mundësi për promovimin e prodhimeve vendëse

“Panairi Vetëpunësohu”, mundësi për promovimin e prodhimeve vendëse

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe UNDP-ja kanë organizuar “Panairin e Vetëpunësimit 2019”, ku po marrin pjesë mbi 100 biznese të reja. Ky panair ka qëllimin e promovimin e  atyre që kanë filluar një biznes personal.

Afaristja, Nexhmije Kastrati nga fshati Shkabaj, thotë për EkonomiaOnline se qëllimi këtij panairi është që të krijojnë pavarësi, duke u vetëpunësuar.

“Unë merrem me postava, mbulesa fustana. Qëllimi i panairit është me qenë vetëpunësime, me arrit dicka.  Unë punoj vetëm për momentin,shitje kam filluar qe 6 muaj dhe njëherë kemi pak”.

 Ndërsa, Elvane Qorri panairin e quajti si mundësi të mirë për promovimin e produkteve që i punon.

“Këto produkte i punojmë vet kemi një ekip prej disa vetave në treg na mungojnë këto produkte kemi këto zona tradicionale që nuk janë shumë të njohura. Në këtë panair ne promovohemi bëjmë kontakte dhe na ndihmon, është hera e parë besoj se do të na ndihmoj”, thotë ajo

Edhe Nexhmije Kajtazi nga Skenderaj tha se qëllim i këtij panairi është që të promovojnë produktet të cilat i prodhojnë në shtëpi

 “Sot kam ardhur me prezantuar torte bakllava, fli, dhe qëllimi është me i reklamua këto dhe me fillua me shitje. Porosi kam pas, vetëm për bajram kam shitur 3 bakllava. Unë punoj në shtëpi”, thotë ai.