Ismaili: Gati Udhëzimi Administrativ që fuqizon rolin e mjekësisë familjare

Ismaili: Gati Udhëzimi Administrativ që fuqizon rolin e mjekësisë familjare

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Gjatë kësaj vizite ministri Ismaili ka falënderuar profesionistët shëndetësorë për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në dhënien e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Me këtë rast, ministri Ismaili i ka njoftuar profesionistët shëndetësorë edhe me Udhëzimin e ri Administrativ për Kujdesin Parësor Shëndetësor që është hartuar dhe është në fazën finale.

“Gjatë kësaj periudhe edhe ne si Ministri kemi punuar që përmes mbështetjes tonë institucionale ta fuqizojmë mjekësinë familjare dhe rolin e saj. Udhëzimi i ri Administrativ për Kujdesin Parësor Shëndetësor tashmë është në fazën finale dhe shumë shpejt do ta nënshkruaj. Ky dokument i ri parasheh një varg risish dhe lehtësirash për qytetarët dhe profesionistët shëndetësorë në mjekësinë familjare”, tha ministri Ismaili.

Ministri Ismaili tha se duke rritur numrin e shërbimeve dhe mundësive për qytetarët ne do të krijojmë një mbulim më të madh shëndetësor në gjithë territorin e Kosovës.