Shala: Përkrahja e bizneseve është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik

Shala: Përkrahja e bizneseve është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka lansuar raportin “Indeksi i Politikës së Ndërmarrjeve të Vogla dhe Mesme: Ballkani Perëndimor dhe Turqia 2019”, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala tha se përkrahja e biznesit të vogël dhe të mesëm është kurrizi dhe shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik.

“Zhvillimi i Biznesit të Vogël dhe te mesëm është kurrizi dhe shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Që nga ardhja në detyrën e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë jam përqendruar me të gjithë dikasteret relevant që të krijoj të gjitha parakushtet e nevojshme për të zhvilluar, promovuar, dhe forcuar ndërmarrësin kosovare”.

“E bazoj ketë shkas duke vlerësuar rëndësinë e Aktit për Biznes të Vogël, respektivisht vlerësimin për Kosovën, kjo sepse bizneset e vogla dhe të mesme prodhojnë shumicën e vendeve të punës dhe të ardhurave në vendin tonë. Ata janë faktorët e rrugëve tona kryesore. Ata janë pjesë e premtimit të Kosovës për zhvillim ekonomik dhe rritje të standardit të jetesës për qytetaret tanë”.

Ai ka thënë se po krijojnë politika zhvillimore dhe përkrahëse drejt rritjes dhe zhvillimit të këtyre ndërmarrjeve me qëllim që të ato të rrisin konkurrueshmërinë dhe shpirtin ndërmarrës.

“Prandaj, duke nënvizuar se bizneset e vogla janë përballuar barrën më të madhe të këtij procesi të tranzicionit zhvillimor, me qëllimin që t’iu bëjmë me të lehte funksionimin dhe zhvillimi e veprimtarive të tyre në vendin tonë, ne po ndërmarrim politika zhvillimore dhe politika përkrahëse drejt rritjes dhe zhvillimit të tyre me qëllim që të ato të rrisin konkurrueshmërinë dhe shpirtin ndërmarrës”.

Shala ka përmendur një sërë masash që ndikojnë në mënyrë graduale në zhvillimit të ndërmarresisë.

“Duke  parë hapat e zhvillimit të hovshëm ekonomik dhe adoptimin e kërkesave të vazhdueshme për rritje të ndërmarresisë, ne kemi iniciuar një sërë masash që ndikojnë në mënyrë graduale të zhvillimit të ndërmarresisë si: Përmirësimi i qasjes në financa, përmes fondit për garantim të kredive për ndërmarrjet Kosovare; Kemi filluar implementimin e programit mbështetës nga Banka Botërore për përmirësimin dhe certifikimin e produkteve kosovare me standarde evropiane dhe kualitetit të tyre për t’i ndërkombëtarizuar ato”.

“Kemi dyfishuar organizimin e pjesëmarrjes se kompanive Kosovare në panaire ndërkombëtare me qëllim gjetjen e bashkëpunëtorëve dhe tregjeve të reja për eksport. Kemi themeluar skemën për mbështetje direkete/subvencionim të NVM-ve në blerjen e makinerisë dhe instalimin e teknologjive të reja prodhuese. Kemi krijuar mekanizma, që ndikojnë drejtpërdrejt në krijim të një tregu të qëndrueshëm konkurrues!”.

“Infrastrukturën ligjore, që ka të bëjë me mbrojtje te konsumatorit-ligjin e Konsumatorit. Kemi rritur inspektimet ne treg, për te krijuar qe qytetari konsumator te jete i mbrojtur, me qëllim të rritjes së kualitetit të produkteve me destinim konsumin dhe shërbimet etj. Jemi duke e finalizuar ligjin qe rregullon fushën e Turizmit. Po ashtu jemi në draftim te ligjit për tregtinë e brendshme konformë, direktivave të kërkuara nga MSA etj”.

Rikardo Serri, nga zyra e BE-së tha se ky sektor është shumë i rëndësishëm jo vetëm për BE-në. Sipas tij, 75 për qind e punësimit vjen nga NVM-ve.

“Duhet të ngritet sektori i NVM-ve. Ky sektor është shumë i rëndësishëm jo vetëm për BE-në, por edhe për Kosovën dhe politika e NVM-ve i jep orientim të njëjtë si për BE. Është e rëndësishme se Kosova është pjesë e një trendi të përgjithshëm”.

“75 për qind e punësimit vjen nga NVM-ve dhe është shifër që tregon se sa e rëndësishme është të vazhdojmë tutje. Synimin që është përdorë në indeks e përdorim edhe në BE dhe BE e ka publikuar raportin e tij. Mjedisi i biznesit është aspekt kryesor në reformat evropiane. Ekonomia e Kosovës edhe pas është duke u rritur është sfiduat nga mangësitë dhe probleme”.

“Jemi këtu për të mbështetur këtë dhe besojmë se do të sjellë ndryshime ky projekt. Ne besojmë se rekomandimet e ofruara nga indeksi i politikave do sjellin të zvogëlimi i kostove të bizneseve, Kosovës i duhet një ekonomi e lirë dhe të gjitha institucionet dhe akterët ekonomikë do kenë përfitim tek ky raport që e kemi sot”.

Marzena Kisielewska, udhëheqëse e Divizionit të Evropës Juglindore, tha se reformat në këtë sektorë janë zhvilluar me efikasitet.

“Fokusi është si ta zbatoni këtë dhe të zbatohen rekomandimet që i kemi dhënë, puna është duke u kryer në mënyrë efikase. Kam një mesazh optimist sepse ka pasur progres në rajon dhe duhet të jeni krenar jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon dhe kjo nënkupton se pritet edhe më shumë nga ju”.