Tost francez me shije portokalli

Tost francez me shije portokalli

Përbërësit:

2 vezë
60 ml qumësht
¼ lugëz kanellë
2 rriska buke të bardhë
75 gr marmelatë portokalli
50 gr sheqer
1 lugë gjelle gjalpë
1 portokall i kuq

Udhëzimet

1 Vezët, lëvoren e portokallit të grirë në rende, qumështin dhe kanellën bashkojini në një enë të thellë.

2 Në këtë përzierje vendosini rriskat e bukës dhe lërini për 2 minuta, derisa të “pijnë” lëngun.

3 Ndërkohë, shkrijeni marmelatën bashkë me lëngun e portokallit të kuq dhe ziejeni për 3-4 minuta.

4 Gjalpën shkrijeni dhe në të skuqini rriskat e bukës derisa të marrin një ngjyrë të bukur.

5 Pas skuqjes, hidhjuni shurupin me lëng portokalli dhe shërbejini. Ju bëfshin mirë.