​FSK gjen një trup të pajetë në Lumbardh

​FSK gjen një trup të pajetë në Lumbardh

Njësitë e FSK-së për kërkim shpëtim në ujëra, sot kanë gjetur trupin e pajetë të 76 vjeçarit B.U.

Trupi i viktimës është gjetur në ujerat  lumit Lumbardh, pranë fshatit Grabanicë të Klinës.

“Ushtaraket e Kerkim Shpetimit ne Ujera te FSK-se, pas nje operacioni te gjere kerkimi ne Lumin Lumbardh, lokacioni Grabanice, nga ora 13:30 deri ne oren 16:00, kane arritur te nxjerrin nga uji trupin e pajete te personit B.U. (76) nga Bokshiqi i Klines.

Trupi i viktimes i eshte dorezuar Policise se Kosoves dhe Mjekesise Logjore per procedura te metejshme”, thihet në njoftimin e FSK-së./KosovaPress/