Osmani: Këtë vit do të nisim bisedime me BE-në

Osmani: Këtë vit do të nisim bisedime me BE-në

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pret një datë këtë verë, por e ka të qartë se kjo do të vijë në vjeshtë.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani ka shpjeguar se mesazhet e pranuara nga kryeqytetet evropiane janë se data është e sigurt në tetor dhe se kjo do të thotë se deri në fund të këtij viti mund të pritet fillimi i negociatave për anëtarësim në BE.

“Ka disa shtete anëtare që nuk e kuptojnë ndjeshmërinë e atyre muajve .Ne duke pasur një eksperiencë të keqe nga e kaluara, ku këtu në Ballkan një ditë më shumë, mund ta komplikojë situatën, dhe mos ta përmend një vit apo një muaj, sidomos këto tre muaj deri në tetor, duke marrë parasysh mosmarrëveshjet rajonale – ajo që ndodh në Greqi me zgjedhjet, Bregziti është caktuar pikërisht në tetor, Komisioni i ardhshëm fillon me punë më 1 nëntor, që do të thotë kur të miratohet vendimi në tetor, do të jetë sesioni i fundit i komisionerëve, ditët e fundit të komisionarëve aktualë të BE-së”- tha Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për Integrime Evropiane.

Qeveria duhet të mësojë se si të menaxhojë pritjet e publikut, vlerëson Zoran Neçev nga Instituti për Demokraci. Si shembull, ai e përdor deklaratën e Kryeministrit Zoran Zaev se do të japë dorëheqjen nëse nuk marrim një datë për negociata, edhe pse kjo u njoftua për në qershor të këtij viti.

Sipas Malinka Ristevska-Jordanova nga Instituti për Politika Evropiane, megjithatë, me dështimin eventual për të marrë një datë për negociata, BE-ja e humb besueshmërinë e saj për këtë çështje dhe ajo prek edhe besueshmërinë e kësaj qeverie. Ajo nuk beson se vendet si Franca, Gjermania dhe Holanda do të “dridhen” nën kërcënimet se qeveria e Maqedonisë do të bjerë nëse nuk do të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim këtë verë./Alsat/