Informatë për punime nga KOSTT në Distriktin e Ferizajt

Informatë për punime nga KOSTT në Distriktin e Ferizajt

KEDS sqaron se në bazë të kërkesës së KOSTT dhe për shkak të punimeve të kësaj kompanie në mirëmbajtjen e transformatorit 110/35 kV, Distrikti i Ferizajit, ku hyjnë Ferizaji me rrethinë, Kaçaniku dhe Shtrpcë do të kenë ndërprerje nga data 10 qershor deri me 17 qershor të cilat do të varen edhe nga kërkesa për energji elektrike.

Ndërprerjet në orët e apostrofuara në njoftimin e KOSTT-it mund të jenë edhe gjatë orëve tjera nëse kërkesa për energji elektrike është më e lartë, por mund të jetë edhe më e zbutur.

Këto njoftime do të bëhen në vazhdimësi në web sajtin e KEDS-it, www.keds-energy.com.
Ndalesat parashihet të jenë dyorëshe.