​E rrahin në oborr të shtëpisë

​E rrahin në oborr të shtëpisë

Një person ka raportuar në polici se pasi kishte përfunduar punën në marketin e tij, kur kishte hyrë në oborrin e shtëpisë së tij një person i panjohur befasisht e kishte goditur me mjet të fortë disa herë në kokë.

Ai me këtë rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ndihma e parë i është dhënë në QKMF në Skenderaj dhe më pas është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21.20 në Skenderaj, njofton sot Policia e Kosovës.

Deri më tani nuk dihet shkaku i këtij sulmi dhe nuk ka persona të identifikuar si të dyshuar, ndërkohë që Policia e Kosovës është duke hetuar rastin.