Rrahje tek Ura e Selishtës në Hanin e Elezit, tre të lënduar

Rrahje tek Ura e Selishtës në Hanin e Elezit, tre të lënduar

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj pasi që pas një mosmarrëveshje në mes vete janë rrahur dhe si pasojë e rrahjes dy prej tyre kanë marrë tretman mjekësor.

Rast ka ndodhur dje tek Ura e fshatit Selisht, Hani i Elezit, në ora 19:00, njofton Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt 24 orësh.

Me vendim të prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.