Rihanna dhe Hassan Jameel argëtohen në Itali

Rihanna dhe Hassan Jameel argëtohen në Itali

Rihanna zgjodhi kohën e duhur për t`u çlodhur, pasi lansoi linjën e saj të parë të modës luksoze dhe zyrtarisht u bë këngëtarja më e pasur në botë.

Ajo vendosi së bashku me të dashurin Hasan Jameel të shkonin në Itali për të shijuar festën.

Miliarderi saudit dhe këngëtarja e njohur shkuan në një udhëtim romantik me varkë, dhe pastaj drekuan në Lo Scoglio me një grup njerëzish që besohet të jenë familja e Hassanit, transmeton KosovaPress.

Pavarësisht pushimeve të fundit, Hassan dhe Rihanna kanë vepruar kaq pozitive dhe në dashuri. Ata i pëshpëritnin njëri-tjetrit dhe shkëmbyen mendime.

Ata filluan të takoheshin në qershor 2017, andaj mos u habitni kur dëgjoni se ky çift ka festuar dy vjet marrëdhënie.

Megjithëse çifti është jashtëzakonisht privat në marrëdhëniet e tyre, është e qartë se ata janë tepër të lumtur.