Martohen Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger

Martohen Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger

Vajza e aktorit legjendar Arnold Schwarzenegger, Katherine, është martuar me yllin hollivudian, Chris Pratt.

Sipas burimeve të afërta me çiftin, në martesën e tyre në Kaliforni kanë qenë të pranishëm vetëm anëtarët e dy familjeve dhe miqtë e ngushtë – raporton CNN.

“Dita më e mirë në jetën time. Jemi bërë burrë dhe grua para Zotit, familjeve tona dhe atyre që i duam. Ka qenë një ceremoni intime dhe emocionuese. Ndihemi të bekuar që fillojmë një kapitull të ri në jetët tona”, ka shkruar Pratt në rrjetet sociale.

Çifti u fejua në muajin janar të këtij viti pas lidhjes shtatëmujore, ndërsa tashmë e kanë dërguar një nivel më lartë marrëdhënien e tyre.

Kjo është martesa e dytë e Pratt, i cili nga martesa e parë tetëvjeçare me aktoren Anna Faris, ka një djalë.