Microsoft po punon në një tablet të palosshëm

Microsoft po punon në një tablet të palosshëm

Tableti Courier që u prezantua para dhjetë vitesh si koncept, nuk është prezantuar kurrë, mirëpo Microsoft është duke punuar në një pajisje të re, të ngjashme me të.

Ky është një tablet i palosshëm me dy ekrane, që mbyllet si një fletore shënimesh, teksa kur hapet ka dy ekrane të ndara.

Sistemi që do të shfrytëzojë do të jetë i njëjtë me pajisjet tjera Surface nga i njëjti prodhues, derisa emri që po përdor momentalisht është Centaurus.

Në pamjet që janë shpërndarë, shihet lehtësia me të cilën mund të përdoret ky tablet, që ka dy ekrane afër dhe mund të ndihmohet nga të dyja për proceset e punës.